Si të blini online

 

a. PËRZGJEDHJA E PRODUKTIT
Produktet janë të organizuara sipas kategorive dhe brendeve, të cilat ju mund t’i shikoni në formë të katalogut. Kur ju e përzgjedhni produktin që ju dëshironi, klikoni tek butoni “SHTO NË SHPORTË” dhe me këtë rast ju e shtoni një produkt në shportën tuaj. Më tej, ju jeni të lirë për të vazhduar shfletimin e produkteve dhe të shtoni produkte të tjera në shportë.

b. SHPORTA
Pasi ta keni mbaruar vendosjen e produkteve në shportën tuaj, klikoni në butonin “SHPORTA”. Do t’ju paraqitet një dritare djathtas “SHPORTA E JUAJ” ku i gjeni dy butona: “SHIKO” & “BLEJ”:

  1. Nëse klikoni në butonin “SHIKO”, do t’ju hapet faqja ku mund ta kontrolloni gjendjen e shportës suaj, se sa produkte i keni porositur, ta fshini (klikoni X) apo shtoni (gjendet tek kategoria SASIA) ndonjë nga produktet që gjenden në shportë. Pas këtij procesi, shtypni butonin “PËRDITËSO SHPORTËN” në mënyrë që t’ju kalkulohet çmimi total i produkteve të përzgjedhura. Pastaj, në kategorinë “TRANSPORTI”, përzgjedhni shtetin ku do të shkoj porosia dhe klikoni në butonin “PËRDITËSO” në mënyrë që ta shikoni çmimin e transportit (nëse është i aplikueshëm) dhe shumën totale të porosisë. Pasi ta keni verifikuar shportën dhe çmimin e transportit, shtypni butonin “BLEJ” dhe vazhdoni me hapin tjetër.
  2. Nëse klikoni në butonin “BLEJ”, atëherë do t’ju shfaqet faqja “PËRFUNDO POROSINË” dhe vazhdoni me hapin tjetër.

c. PËRFUNDO POROSINË
1. Lidhu/Regjistrohu – në këtë seksion, ju mund të vazhdoni tutje me:

  • Vazhdo pa krijuar llogari – ku do të kaloni drejtpërdrejt në seksionin e ardhshëm “Adresa&Faturimi”;
  • Krijo llogari – këtu mund të shënoni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin dhe në fund klikoni “VAZHDO”.

Shënim: Ne ju rekomandojmë që të krijoni llogari përmes regjistrimit sepse bëhet vetëm një herë dhe herën tjetër që ju vizitoni UNI-n, sistemi automatikisht do t’ju njohë. Pas regjistrimit, ju keni qasje të shpejt në blerjen e produkteve, statusin e tyre dhe shumë përfitime të tjera.

2. Adresa&Faturimi – në këtë seksion do të keni mundësinë që të plotësoni të dhënat tuaja.

3.Adresa të tjera – nëse dëshironi që porosia me produktet e përzgjedhura nga ju të arrij në një adresë tjetër, atëherë ju mund të shënoni të dhënat tuaja në këtë seksion.

4. Porosia e juaj – Në këtë seksion, ju duhet ta përzgjedhni mënyrën e pagesës. Pasi që ta keni përzgjedhur mënyrën e pagesës, ju lutem shtypni “PËRFUNDO POROSINË”.

d. MONITORIMI I STATUSIT
Faqja “Llogaria ime” është në dispozicion tuaj pas regjistrimit të suksesshëm. “Llogaria ime” do të jetë e dukshme vetëm për ju, e aty mund t’i rifreskoni të dhënat tuaja, si dhe t’i monitoroni ato. Përmes kësaj llogarie ju mund ta shikoni edhe statusin e porosisë suaj, për shembull: Pasi ta keni bërë porosinë dhe porosia është pranuar nga ne, juve do t’ju shfaqet statusi “Në pritje”. Në momentin që ju e keni kryer pagesën e porosisë, do t’ju shfaqet statusi “Në proces”, që do të thotë se pagesa është regjistruar etj. Çdo ndryshim në status do të shoqërohet edhe me dërgimin e mesazhit në email, të cilin e keni dhënë gjatë regjistrimit.

 

0
Connecting
Ju lutem prisni...
UNI - Live Chat
Emri
* E-mail
* Si mund të ju ndihmojmë?
UNI - Live Chat
Emri
* E-mail
Live Chat
Vlerëso

Ju lutem ndjehuni të lirë që ta vlerësoni ndihmën tonë!

Si e vlerësoni ndihmën tonë?