Për ne

UNI – qendra më e kompletuar me produkte dhe pajisje bukurie, është themeluar më 25 maj 2013. Që nga themelimi, ka qëndruar pranë klientëve, duke sjellur linjat më të njohura botërore me çmimet më të lira në treg dhe cilësi të shkëlqyeshme.

Tani mund t’i keni të gjitha produktet me çmimet më të lira në treg dhe të certifikuara sipas standardeve evropiane, si: ngjyra dhe produkte të tjera profesionale për flokë, pasqyrë, karrige, lavamanë, hauba, karroca, tharëse, gërshërë, krehër, brusha fenirimi, fije të flokëve 100% natyrale, produkte grimi, produkte për thonj, produkte për trup dhe shumë të tjera.

Suksesi i UNI-t i atribuohet pasionit të pafund, që u kushtohet klientëve. Për UNI historia vazhdon me çdo klient, që kënaqet me produktet dhe shërbimet tona.

Stafi, atmosfera dhe investimi i konsiderueshëm në produkte kanë në qendër të vëmendjes klientin.

UNI fillimisht operoi me një dyqan. Stafi profesional, numri i madh i klientëve, kërkesat e shumta të tyre dhe mbështetja nga partnerët bëri që numri i dyqaneve të rritet.

Filozofia e zgjerimit të UNI-it mbështetet pikërisht tek të qenit sa më pranë klientëve dhe sa më kreativ në plotësimin e nevojave të tyre. Duke u bazuar në këtë filozofi, UNI planifikon edhe risi të tjera në zgjerimin e numrit të dyqaneve.

Dhe çdo klient yni është pjesë e historisë dhe suksesit tonë!

Vizioni

  • Ne synojmë të jemi partnerët më të besueshëm ndaj klientëve
  • Gjithmonë të përkushtuar drejt risive dhe produkteve të reja
  • Të jemi një ekipë profesionale dhe e motivuar për punë
  • Të mbulojmë maksimalisht tregun e kozmetikës me produktet më cilësore dhe çmimet më të volitshme nga brendet më të njohura botërore

Eksperienca

Krahas ofrimit të shërbimit të transportit të produkteve brenda territorit të Kosovës, për herë të parë në historinë e tregut të kozmetikës në rajonin e Ballkanit, nga data 28 shkurt, 2017 ne kemi filluar edhe me një shërbim të ri të transportimit të produkteve në të gjithë botën (WORLDWIDE SHIPPING), në mënyrë që të jemi sa më afër klientëve tanë.

Gjithashtu, jemi kompania e parë, nga shoqëritë me përgjegjësi të kufizuara që u kemi mundësuar klientëve tanë shërbimin e pagesave me kartelë bankare – ONLINE.

Gjatë këtyre viteve, kompania jonë ka furnizuar me produkte organizatat e ndryshme ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë duke përfshirë dhe institucionet publike, si:

  • IOM
  • HELP Kosova
  • Caritas Luxembourg
  • TV 21
  • Foundation Kosovo Luxembourg
  • VHS DVV International
  • Komuna e Prishtinës
  • Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
0
Connecting
Please wait...
UNI - Live Chat
Emri
* E-mail
* Si mund të ju ndihmojmë?
UNI - Live Chat
Emri
* E-mail
Live Chat
Vlerëso

Ju lutem ndjehuni të lirë që ta vlerësoni ndihmën tonë!

Si e vlerësoni ndihmën tonë?